FFK e pakënaqur më dënimin ndaj Rumanisë, paralajmëron ankesë në UEFA
(Lajm i përditësuar)
FFK e pakënaqur më dënimin ndaj Rumanisë, paralajmëron ankesë në UEFA
Federata e Futbollit e Kosovës ka shprehur pakënaqësinë e saj në lidhje me vendimin e organeve disiplinore të UEFA-s për të dënuar Federatën e Futbollit të Rumanisë me 50 mijë euro dhe një ndeshje pa shikues.
FFK-ja në reagimin e saj thotë se do të vazhdojë rrugën e saj ligjore dhe do të paraqesë ankesë në trupat përkatëse të UEFA-s, duke kërkuar që dënimi ndaj Federatës së Futbollit të Rumanisë të jetë sa më i lartë i mundshëm, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe në forma të tjera, në mënyrë që të shërbejë si shembull se UEFA nuk do të tolerojë në asnjë mënyrë ofendime të tilla raciste ndaj një Federate anëtare të saj dhe ndaj një shteti të njohur ndërkombëtarisht.
“FFK-ja është e përkushtuar që të kërkojë nga UEFA, që nëpërmjet dënimeve ndaj Federatës së Rumanisë t’ia bëjë të qartë çdo federate, grupi tifozësh apo çfarëdo grupi tjetër të interesit, se shteti i Kosovës, ekipi kombëtar i Kosovës dhe Federata e Futbollit e Kosovës, duhet të trajtohen dhe të respektohen në të njëjtën formë me çdo shtet, ekip kombëtar, e Federatë tjetër evropiane që është anëtare e UEFA-s.”, thuhet në reagimin e FFK-së.
UEFA dënoi Rumaninë me 51 mijë euro gjobë si dhe një ndeshje pa tifozë për shkak të incidenteve në ndeshjen ndaj Kosovës në Bukuresht.
UEFA dënon Rumaninë me një ndeshje pa shikues dhe 52 mijë euro
Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës ishte ndërprerë për afro 50 minuta për shkak të banerit të shfaqur ku shkruhej “Kosova është Serbi!”.
Lidhur me këto mesazhe UEFA ka marrë vendim për Federatën rumune duke e gjobitur me 51 mijë euro dhe një ndeshje si vendase pa shikues.
Bëhet fjalë për duelin me Andorrën, i cili luhet muajin tjetër në kuadër të “Euro 2024”.
Pas vendimit te UEFAs, federata ka dënuar incidentin në ndeshjen me Kosovën, e cila u ndërpre për 50 minuta.










