Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Fatmir Limaj uron për Ditën e Çlirimit

nga E.Bullaku12 qershor 2017

Limaj kujtoi dëshmorët

Kryetari i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka uruar për Ditën e Çlirimit. Ai ka kujtuar dëshmorët e kombit, si dhe ka shprehur mirënjohje për trupat e NATO-s.

Postimi i Limajt në Facebook:

Urime Dita e Çlirimit Kosovë!

12 Qershori, Dita e Çlirimit të Kosovës, ditë për të cilën çdo qytetar i vendit tonë ka kontribuar dhe sakrifikuar!

Në këtë ditë të madhe, si çdo ditë tjetër, edhe sot kujtojmë të gjithë të rënët për liri dhe pavarësi, kujtojmë simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve tanë, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Kujtojmë me plotë mirënjohje edhe trupat e NATO-s, të cilët në momentet më vendimtare u vunë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në vendin tonë./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →