Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

“Fajin për vizat e ka Kosova”

nga RTV2121 dhjetor 2018

I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku

Duke biseduar për mos mbushjen e premtimit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Çollaku deklaroi se fajtor i vetëm për izolimin aktual të Kosovës është Kosova, zhagitja, sjelljet agresive, djegia e Kuvendit të Kosovës, gazi lotsjellës në Kuvend dhe mos miratimi i ratifikimi të marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi në vitin 2016, shkruan rtv21.tv.

Sipas Çollakut, sikur demarkacioni të ketë ndodhur atëherë kur është dashur, ne sot nuk do ishim të izoluar.

Ai shton se kjo duhet të shërbejë si mësim për marrëveshjen me Serbinë, të dijmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi unike për një marrëveshje, në të kundërtën nuk do të kemi marrëveshje me Serbinë, as liberalizim të vizave, as nuk do të anëtarësohemi në NATO e në Bashkimin Evropian./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →