Evropa mirëpret marrëveshjen për paketën e 17-të të sanksioneve ndaj Rusisë
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka mirëpritur marrëveshjen për paketën e shtatëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë.
Ajo në një postim në X, tha se në listën e sanksioneve janë përfshirë 189 anije të flotës në hije që synojnë eksportet ruse të energjisë.
Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa në postimin e tij në X theksoi se “ky është një mesazh i fortë që BE-ja mbetet e bashkuar në anën e popullit të Ukrainës”.
“Ambasadorët e Bashkimi Evropian arritën sot një marrëveshje të rëndësishme për paketën e shtatëmbëdhjetë të sanksioneve kundër Rusisë, duke përfshirë masat për t’iu kundërvënë flotës ruse në hije”, tha ai.
Shefja e diplomacisë evropiane Kaya Kalas përshëndeti gjithashtu marrëveshjen për paketën e shtatëmbëdhjetë të sanksioneve, duke thënë në mesazhin e saj në platformën X, se “po shtojnë presionin ndaj Rusisë për t’i dhënë fund luftës së saj”.
“Sanksionet po e shterojnë gjoksin e luftës së Rusisë. Kjo luftë duhet të përfundojë. Ne do ta mbajmë presionin lart mbi Kremlinin”, ka shkruar Kallas










