Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Eurodeputeti kroat: Serbia s’mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën

nga Venera Grabanica24 prill 2025
Eurodeputeti kroat: Serbia s’mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën

Deputeti i Parlamentit Evropian, Tonio Picula, në një intervistë për median kroate “24sata” ka folur për politikën e Serbisë karshi Bashkimit Evropian, raportet me fqinjët dhe synimet e Serbisë për “botën serbe”.

Siç shrkuan media “etv.me”, Picula ka thënë se kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, është duke e përdorur Bashkimin Evropian si bankomat.

Picula ka thënë se Serbia nuk mund të hyjë në Evropë derisa nuk e njeh Kosovë si shtet dhe nuk heq dorë nga politika e botës serbe.

“Nëse nesër do të organizohej një referendum për hyrjen e Serbisë në BE, nuk duhet pritur një rezultat spektakolar. Vuçiq po e përdor BE-në si bankomat “ ka thënë Picula, i cili beson se Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së derisa të njohë pavarësinë e Kosovës dhe të heqë dorë nga politika e botës serbe./

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →