RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Escobar e Lajçak vazhdojnë takimet me liderët opozitarë

nga Kaltrina Berila1 shkurt 2022

Përfaqësuesi i ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë pritur në takim liderët opozitarë në Ambasadën e ShBA-së në Prishtinë.
Në ditën e dytë të qëndrimit të tyre në Kosovë, dy emisarët kanë zhvilluar takim me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Takimi me të njëjtit ka përfunduar, derisa aktualisht po diskutojnë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.
Escobar dhe Lajçak kanë ardhur dje në vizitë në Prishtinë, ku janë takuar me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Ndërkohë, nesër pritet të mbajnë një konferencë për medie./kp

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →