Këngëtarja e njohur nga Kosova, Era Istrefi ka shkëlqyer në setin e saj të fundit fotografik.
Përmes një postimi të bashkangjitura me disa fotografi, Era ka shkruar “E ëmbla qershi”.
Kujtojmë se ajo së fundmi është parë në bashkëpunimin që kishte me këngëtarin Ledri Vula dhe këngën “T’LO”, këngë kjo e cila për dy javë ka marrë 4.2 milionë klikime në Youtube. Kjo këngë i rikthen dy artistët nga Kosova në një bashkëpunim pas gati një dekadë prej lansimit, “Shumë Pis ” e cila është një këngëve që edhe sot dëgjohet. /21Media










