Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Elshani: Armatimet që konfiskohen në veri janë mbetje të 24 shtatorit

nga Kaltrina Berila2 korrik 2024
Elshani: Armatimet që konfiskohen në veri janë mbetje të 24 shtatorit

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani i tha RTV21 se situata në veri është e qetë por delikate pasi që sipas tij personat që kryen sulmin e 24 shtatorit në Banjskë janë të lirë dhe si rrjedhojë Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie.

Elshani gjithashtu foli edhe për konfiskimin e armëve, konfiskime këto që nuk po rezultojnë me të arrestuar.

Elshani këto armatime i ka cilësuar si mbetje e 24 shtatorit dhe se sipas tij Policia e Kosovës edhe pse nuk ka të arrestuar në vazhdimësi ka persona të dyshuar.

“Situata në veri aktualisht është e qetë por stabile duke marrë parasyshë ndryshimet politike që kanë ndodhur në dy vitet e fundit duhet të themi se në aspektin e sigurisë situata është delikate. Ju e dini që ne punën tonë e bazojmë në informata dhe ishit dëshmitarë të rastiti të Banjskës që ndodhi në shtatorin e vitit të kaluar dhe pas këtij rasti situata ka ndryshuar për 180 shkallë, pra armatimet që i gjejmë janë mbetje e 24 shtatorit dhe këto janë vendstrehime të cilat në i gjejmë në vende të caktuara por edhe pse s’ka të arrestuar ne kemi të dyshuar. Për shembull në një vend të caktuar kemi gjetur tri pushkë automatike në një kanalizim dhe automatikisht kemi të dyshuar. Ndërkohë duhet të themi se Policia e Kosovës është në gjendje gatishmërie sepse personat përgjegjës të sulmit të 24 shtatorit gjenden në liri”, tha Elshani./RTV21/21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →