RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ekipet e shpëtimit përfundojnë kërkimin për të mbijetuarit e qendrës tregtare

nga Venera Grabanica28 qershor 2022

Në rrënojat e qendrës tregtare në Kremenchuk që u godit nga një raketë ruse të hënën, ekipet e shpëtimit kanë ndaluar kërkimin për të mbijetuar.

Ministri i Brendshëm i Ukrainës Denys Monastyrskyi thotë se “asnjë njeri i gjallë” nuk ka mbetur nën rrënoja.

Të paktën 18 persona u vranë të hënën nga sulmi me raketa.

Sulmi ka tërhequr një dënim të gjerë ndërkombëtar – përfshirë edhe nga udhëheqësit në samitin e G7 në Gjermani./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →