Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Edi Rama uron ushtrinë me fotografinë e Komandantit Suprem

nga B G14 dhjetor 2018

Me fjalë pak Rama uron ushtrinë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka zgjedhur një formë të veçantë për të uruar formimin e ushtrisë së Kosovës.

Rama në Facebook ka publikuar fotografinë e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi njëherësh Komandat Suprem i FSK-së.

“URIME🇽🇰URIME🇺🇸URIME🇪🇺”, ka shkruar Rama në mbi fotografinë Thaçit e realizuar dje gjatë inspektimit që ky i fundit i ka bërë FSK-së.

Ndërkohë në Kuvendin e Kosovës po vazhdon votimi i ligjeve për FSK-në. Deri më tani janë miratuar dy ligjet e para, ai për Ministrinë e Forcës dhe për Forcën e Sigurisë së Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →