RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Edhe 9 laboratorë privatë licencohen për kryerjen e testimeve serologjike

nga E.Bullaku12 gusht 2020

Ministria e Shëndetësisë ka lincencuar edhe 9 laboratorë privatë për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2.

Bordi për Licencim të Institucioneve Shëndetësore private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë ka vazhduar me trajtimin e kërkesave për licencimin e shërbimit të testimeve për SARS Cov-2. Nga aplikacionet e shqyrtuara në vijim, janë licencuar edhe 9 ISHP për kryerjen e testimeve serologjike për SARS Cov-2”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndërsa, dy ditë më parë kjo ministri licencoi 29 laboratorë privatë, ku 29 prej tyre janë për testime serologjike dhe 2 të tjerë do të kryejnë testime molekulare.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →