Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

E përfundon periudhën e izolimit rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

nga Venera Grabanica17 janar 2025
E përfundon periudhën e izolimit rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se rasti i parë i importuar i lisë së majmunëve dhe të gjitha kontaktet e ngushta të tij, e kanë përfunduar periudhën e izolimit dhe monitorimit dhe i janë kthyer normalitetit.

IKSHP tutje ka bërë të ditur se më nuk është raportuar e as konfirmuar ndonjë rast tjetër me Mpox.

“Rasti me LijënM është liruar nga Klinika Infektive ditë më parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rekomandimet shtesë për kujdes dhe sjellje shëndetësore, ndërkohë që te asnjë prej kontakteve të identifikuara të rastit, nuk ka pasur manifestim të shenjave të dyshimta për infeksion dhe që të gjitha i janë kthyer normalitetit pas periudhës së monitorimit të rregullt nga IKSHPK. IKSHPK vazhdon të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme situatën epidemiologjike lidhur me Mpox dhe për sëmundjet të tjera ngjitëse në vend”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →