Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

E denoncoi rrejshëm 17 herë një person, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

nga Kaltrina Berila25 maj 2024
E denoncoi rrejshëm 17 herë një person, arrestohet i dyshuari në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës e ka arrestuar dje një burrë në Fushë Kosovë, meqë i njëjti përmes telefonit dhe aplikacionit “Lajmëro Policinë” ka denoncuar rrejshëm 17 herë një burrë, kinse ka kryer vepra penale.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

“NGACMIMI /LAJMËRIMI APO KALLËXIMI I RREMË – Fushë Kosovë 07.01/23.05.2024 – Koha e panjohur. I dyshuari mashkull kosovar përmes telefonit dhe aplikacionit ‘Lajmëro Policinë’ ka denoncuar rrejshëm 17 herë viktimë mashkull kosovar, kinse ky i fundit ka kryer vepra penale. I dyshuari është arrestuar, i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin ditor të Policisë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →