Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Dy super ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

nga Kaltrina Berila5 tetor 2024
Dy super ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan

Sot do të zhvillohen dy ndeshje në kuadër të javës së tetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Ferizaj dhe Dukagjini e nisën këtë xhiro, ndërsa të parët fituan 2-1 si vendas.

Vëmendja do të jetë sot në derbin e Anamoravës, aty ku Drita e pret rivalin lokal Gjilanin, që është edhe ndeshja kryesore.

Përballje interesante është edhe ajo mes Prishtinës dhe Feronikelit ’74.

Padyshim se skuadrat do të synojnë pikët e plota, por që Drita dhe Prishtina aktualisht po kalojnë nëpër një formë më të lartë.

Që të dy takimet nisin në ora 15:00.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →