Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dy persona raportohen të zhdukur, një në Prishtinë dhe një në Deçan

nga Kaltrina Berila31 gusht 2025
Dy persona raportohen të zhdukur, një në Prishtinë dhe një në Deçan

Dy persona janë raportuar të zhdukur në raportin 24 orësh, një në Prishtinë dhe një në Deçan.

Në Prishtinë babai e ka raportuar të zhdukur djalin e tij.

“PERSON I ZHDUKUR- Rr. Sadik Rama, Prishtinë / 28.08.2025 – 19:00. Ankuesi m/k me 30.08.2025 ka raportuar se, djali i tij, me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”

Edhe në Deçan, babai e ka raportuar të zhdukur djalin e tij për të cilin ka thënë se ka probleme shëndetësore.

“PERSON I ZHDUKUR- Carrabreg, Deçan / 30.08.2025 – 04:00. Ankuesi kosovar ka raportuar se, djali i tij i mitur, i cili ka probleme shëndetësore ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, ka njoftuar Policia përmes raportit 24-orësh.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →