Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Dua Lipën e shoqëron “Shkel” e Armend Rexhepagiqit në pushime në Shqipëri

nga Xh.D20 gusht 2022

Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa po shijon pushimet në Shqipëri me familjen e saj.
Ajo asnjëherë nuk ka hezituar të tregojë prejardhjen dhe gjithmonë me krenari në mënyra të ndryshme ofron mbështetje për vendin e saj, Kosovën dhe gjithë shqiptarët.
Së fundmi, Dua në shoqërinë e vëllait të saj, Gjinit kanë kënduar këngën e Armend Rexhepagiqit “Shkel”.
Dua e ka postuar videon në Instagram, ku në sfond dëgjohet “Shkel”, gjersa dyshja pa hezitim e këndojnë.
Pas kësa, Lipa publikoi një tjetër video në InstaStory, ku bashkë me shoqërinë dhe familjarët po dëgjonin këngën “E dehun” të Nexhmije Pagarushës.
Së fundmi, Lipa qëndroi në Kosovë, në netët e festivalit Sunny Hill i cili u mbajt më datë 4, 5, 6 dhe 7 gusht në kryeqytet./21Media

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →