Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Dua Lipa ateron në Prishtinë

nga Venera Grabanica29 korrik 2025
Dua Lipa ateron në Prishtinë

Ylli botëror i muzikës pop, Dua Lipa, ka ateruar të martën në Prishtinë, duke ngjallur entuziazëm të madh në prag të “Sunny Hill Festival 2025”, i cili tashmë ka nisur numërimin mbrapsht drejt nisjes madhështore më 1 gusht. Ajo do të jetë kryefjala e natës së parë, ku pritet të pushtojë skenën me një performancë që, sipas të gjitha gjasave, do të mbetet gjatë në kujtesën e publikut.

Vetëm pak ditë para ardhjes në Kosovë, Dua u shpreh e emocionuar për edicionin e sivjetmë të festivalit, të cilin e cilësoi si më të madhin deri më tani.

“Jam e lumtur që do të vij në shtëpinë time, në Prishtinë, javën e ardhshme. Ky do të jetë edicioni më i madh. Jam shumë krenare për sa shumë është rritur festivali. Mezi pres t’ju shoh të gjithëve. Ju dua shumë”, tha ajo përmes një videoje drejtuar fansave.

Line-up-i i këtij viti është më i pasuri ndonjëherë, duke sjellë në Prishtinë disa prej emrave më të njohur të skenës botërore dhe vendore, si: Shawn Mendes, Headie One, Anyma, Peggy Gou, Fatboy Slim, Skream, Mochakk, Tommy Gold, si dhe artistët shqiptarë si Ledri Vula, Tayna, Cil, Yanina, dhe shumë të tjerë.

“Sunny Hill Festival” do të zgjasë tri netë me plot muzikë, energji dhe atmosferë unike që e kthen Prishtinën në një kryeqendër të muzikës moderne në rajon.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →