Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër HIV/AIDS-it

nga Kaltrina Berila1 dhjetor 2019

Dy të vdekur nga HIV/AIDS në Kosovë

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Sidës.

Dita Ndërkombëtare e Luftës Kundër Sidës (HIV/AIDS) është njëri nga aktivitetet më të mëdha në botë, pasi miliona njerëz në mbarë botën përballën me këtë sëmundje që njihet edhe si “murtaja e bardhë” që ngadalë merr jetën e njerëzve të prekur.

Kosova është njëri nga vendet me numrin më të vogël të të prekurve nga kjo sëmundje. Gjatë vitit 2019 në Kosovë janë shënuar 6 raste me HIV/AIDS, ku prej tyre 2 kanë përfunduar me vdekje.

Në Kosova, ashtu si në vende tjera të botës, gjatë tërë vitit zhvillohen aktivitete vetëdijesuese dhe këshillimore, për t’u mbrojtur nga kjo sëmundje, që merr jetën shumë njerëzve çdo vit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →