RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Dita e Europës, Rama: Shqipëria me pranë BE

nga Gentrita Xhemajli9 maj 2025
Dita e Europës, Rama: Shqipëria me pranë BE

9 Maji, Dita e Europës, u përkujtua edhe këtë vit në Shqipëri si një moment domethënës për rrugëtimin drejt Bashkimit Europian.

Me këtë rast Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria është më pranë se kurrë më parë familjes europiane, duke përmendur avancimin në negociatat e anëtarësimit:

“Sot në Ditën e Europës Bashkimi Evropian konfirmon ritmin e shpejtë të anëtarësimit të Shqipërisë në Familjen e Bashkuar Europiane dhe zyrtarizon çeljen e negociatave për Grupkapitujt 3 – ‘Konkurueshmëria dhe Rritja Gjithëpërfshirëse’, duke lajmëruar mbajtjen e Konferencës së Pestë Ndërqeveritare me Shqipërinë më 22 Maj 2025, në Bruksel. Tanimë kemi hapur 24 kapituj dhe mbeten për t’u hapur edhe 11 të tjerë, me punë e shpresë brenda 2025. Asgjë dhe askush nuk do ta ndalë dot më fatin europian të shqiptarëve”, tha Rama përmes një postimi në Facebook.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →