Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Diskutime për krizën në Katar

nga Egzona Mehmeti5 korrik 2017

Arabia Saudite dhe aleatët takohen në Kajro

Bahreini, Egjipti, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të diskutojnë mbi krizën e Katarit, një muaj pasi ndërprenë lidhjet me shtetin e Gjirit.

Takimi i ministrave të jashtëm në Kajro vjen në ditën e skadimit të afatit për Katarin që të pranojë një listë të kërkesave ose të përballet me sanksione të mëtejshme, shkruan BBC.

Kërkesat për Katarin përfshijnë mbylljen e televizionit Al-Jazeera dhe shkrirjen e lidhjeve me Iranin. Katari e ka quajtur listën e kërkesave “joreale dhe të pazbatueshme”.

Katari është akuzuar për destabilizimin e rajonit duke mbështetur ekstremizmin dhe terrorizmin, akuza të cilat vendi i mohon.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →