RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Digjet flamuri i Serbisë në Mitrovicë të Veriut

nga Venera Grabanica11 korrik 2024
Digjet flamuri i Serbisë në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Mitrovicën e Veriut është djegur flamuri i Serbisë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se pas shikimit të video-incizimeve Policia ka vërejtur se aty pranë kanë kaluar katër persona të panjohur dhe dyshohet se njëri prej tyre i ka vënë flakën flamuri.

”Policia ka pranuar informatën se në afërsi të një lokali është djegur një flamur. Pas shikimit të video-incizimeve është vërejtur se aty pranë kanë kaluar katër persona të panjohur dhe dyshohet se njëri prej tyre i ka vënë flakën flamurit. Rasti nën procedurë hetimore”, thuhet në raportin e Policisë./21Media 

KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri
LAJMI TJETËR →
KRU “Mitrovica”: Punonjësit u përballën me dhunë, ndaj ekipit u përdor armë zjarri

Më të fundit

Të gjitha →