Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

DhTIK paralajmëron veprime të ashpra nëse ZRrE nuk vendos sot ta shtyj procesin për liberalizimin e tregut të energjisë

nga B G30 korrik 2025
DhTIK paralajmëron veprime të ashpra nëse ZRrE nuk vendos sot ta shtyj procesin për liberalizimin e tregut të energjisë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka paralajmëruar veprime të ashpra ndaj ZRrE-së nëse nuk tërhiqet nga vendimi për të liberalizuar tregun e energjisë.

Bizneset anëtare të DhTIK, janë shprehur të shqetësuara për mënyrën e njëanshme dhe të papërgatitur me të cilën po zbatohet ky vendim, për çka thotë se rrezikon rëndë stabilitetin e tyre financiar dhe vetë ekzistencën e shumë kompanive në vend.

“Nëse ZRRE nuk merr SOT vendim për shtyrjen e menjëhershme të këtij procesi, bizneset do të detyrohen të ndërmarrin masa demokratike dhe ligjore të kundërshtimit, përfshirë protesta të gjera dhe bllokim të aktiviteteve ekonomike. Kërkesat për dialog dhe rishqyrtim janë shpërfillur sistematikisht nga ZRRE, duke e thelluar pasigurinë në treg dhe duke e rritur barrën financiare mbi sektorin privat, që tashmë po përballet me sfida të rënda”, thuhet në reagimin e DhTIK.

Nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kanë paralajmëruar se përgjegjësia e plotë për çdo pasojë të kësaj krize bie mbi ZRrE-në dhe institucionet që lejojnë zbatimin e këtij vendimi të padrejtë.

“Andaj edhe njëherë kërkojmë pezullimin e menjëhershëm të vendimit dhe përfshirjen e drejtpërdrejtë të komunitetit të biznesit në çdo proces që ndikon në funksionimin e tyre”, ka thënë DhTIK.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →