(Lajm i përditësuar)
Dështoi përpjekja e 14-të për konstituimin e Kuvendit
Dështoi seanca e 14-të e Kuvendit të Kosovës.
Seanca e radhës do të mbahet më 13 maj në ora 10:00. /21Media
Nis seanca e 14-të për konstitumin e Kuvendit
Nis seanca e 14-të e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Kjo seancë do të drejtohet nga deputeti më i vjetër, Avni Dehari dhe deputetja më e re, Sala Jashari. /21Media
Lushtaku: Duhet të mendojmë me kokëftohtësi dhe të dalim nga ky lëmsh
Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku ka thënë se duhet menduar me kokëftohtësi dhe të dilet nga kjo bllokadë.
Ai tha se partitë politike duhet të jenë më racionale.
“Duhet të mendojmë me kokëftohtësi dhe të dalim nga ky lëmsh”, tha Lushtaku para gazetarëve.
Bajrami për Kuvendin: Ata që kanë vendosur bllokadën duhet të reflektojnë
Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami për RTV21 lidhur me bllokadën në Kuvend ka thënë se ata që kanë vendosur bllokadën duhet të kenë reflektim.
Ajo tha se ndryshimi i mënyrës së votimit që ka filluar nga procesi nuk pranohet nga ta.
“Ata që kanë vendos bllokadën ata duhet me reflektu edhe me i dhanë zgjidhje ngërrqit jo, formatin e fshehtë të votimit, ndryshimin e mënyrës së votimit pasi që ka fillu procesi nuk mund ta pranojmë, e kemi thënë disa herë, ju e dini që tash ka një inciativë me dërgu lëndën në Gjykatë Kushtetuese pikërisht për këtë çështje, kështu që nuk ndryshojmë asgjë”, tha Bajrami. /21Media
Haziri i përgjigjet Kurtit para seancës: S’ka vakum institucional në politikë
Deputeti i zgjedhur i LDK-së Lutfi Haziri, sot para nisjes së seancës së 14-të ka folur për Kuvendin si dhe për deklaratën e djeshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit që Kosova po kalon në proces vakum institucional.
Haziri tha se kjo deklaratë nuk qëndron.
“Paralajmërimi i djeshëm i Kryeministrit në detyrë që Kosova po kalon në proces vakum institucionale nuk qëndron, sepse sikur edhe në hapësirë edhe në politikë nuk ka vakum institucional ka pëshë specifike aj që e nxen e merr dhe natyrisht me 9 shkurt është përcaktu kjo peshë, dhe tani duhet të zbatohet, duhet të zihet duhet të veprohet. Me vet faktin që nuk kemi një marrëveshe politike për qeverinë nuk po besoj që mund të përballohet zgjedhja e kryetares së Kuvemdit e nominume prej VetëVendosjes, sepse kjo është proces i lidhur, përkundër që Kryeministri në detyrë po insiston me nda dhe po punon që ndamas mi zgjidh këto cështje është vlerësim i tij, është cështje e tyre por nuk besoj se përballohet kjo situatë ndryshe nëse nuk arrihet një marrëveshje”, tha ai.
Tutje Haziri komentoi edhe deklaratën e Kurtit për LDK-në ku tha dje kishte thënë se rruga e re e LDK-së ka preferenca të tjera.
“Rruga e re ka qenë për Kosovën, nuk ka qenë as për zoti Kurtin as për Vetëvendosjen ne platformën tonë qeverisëse e kemi hap para qytetarëve dhe ata e kanë vlersu me këtë notë që e kemi marrë, kjo është pesha specifike në hapësirën politike që e ka sot LDK-ja”, tha Haziri. /21Media
Peci: Vullneti ekziston, por konstituimi i Kuvendit varet nga opozita
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lista Guxo, Faton Peci është deklaruar para nisjes së seancës së Kuvendit.
Peci ka thënë se si çdo herë edhe sot vijmë me vullnet pozitiv që ti japim zgjidhje konstituimit të Kuvendit
“Tashmë dihet që pamundësia që ne të kemi Kuvend të konstituar varet nga vota e partive opozitare. Meqenëse kryetari i Kuvendit i takon LVV-së, siç ka deklaruar Kurti diskutimet do ti bëjë për qeveri jo për këtë pozitë”, ka thënë Peci.
Deputeti i Listës Guxo tha se problemi nuk është emri i Albulena Haxhiut, por diku tjetër.
“Si çdo herë, edhe sot ne vijmë me vullnet pozitiv për një zgjidhje e konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Tashmë dihet që pamundësia për që ne të kemi një Kuvend të konstituim, varet nga vota e partive opozitare, në rast se ata kanë reflektu, atëherë do të kemi ndryshim gjendës, në rast se jo, atëherë është… Për të pasur një vullnet të plotë të deputetëve, ne kemi propozu mënyrën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të vendos votës së fshehtë në këtë këto rrethana në rast se do të dështonte një votim i fshehtë, atëherë do të shohet nevoja që thjesht të të shihet për modalitete të tjera. Ajo që dihet deri tash, është sikurse e ka thënë edhe dje Kryeministri Kurti, meqenëse Kryetari i Kuvendit i takon Vetëvendosjes ai synon që pjesën e negociatave edhe të marrëveshjeve politike t’i ketë për qeverinat e ardhshme, por jo për Kuvendin”, tha Peci. /21Media
Vazhdon seanca në përpjekjen e 14-të për konstituimin e Kuvendit
Të premten dështoi edhe përpjekja e 13’të për të konstituar kuvendin. Ngjarja rrodhi pak a shumë si herët e fundit, kryesuesi Avni Dehari kërkoi propozimet për anëtar të komisionit për votim të fshehtë, por një gjë e tillë s’kaloi.
Për disa herë me radhë partitë opozitare kanë thënë se nuk e përkrahin votimin e fshehtë, pasi sipas tyre nuk është kushtetuese të ndërrohet mënyra e votimit.
Pas dështimit, kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën dhe njoftoi se e njëjta do të vazhdojë më 11 maj në ora 10:00.
Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, të premten tha se i kanë siguruar 10 nënshkrime për të dërguar në Gjykatë Kushtetuese “ngërçin” në Kuvendin e Kosovës.
Ajo tha se pos pesë nënshkrimeve të AAK-së, nënshkrime dhanë edhe ata të LDK-së meqë minimalisht duhet të jenë 10 për t’iu drejtuar Kushtetueses.
“I kemi siguruar nënshkrimet për të hënën për këtë shkelje kushtetuese kalimi nga votimi i hapur në votim të fshehtë në mes të votimeve konsiderojmë që është shkelje ligjore dhe do t’i adresohemi Kushtetueses.”











