Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deri në 6 orë pritje në Merdare

nga Egzona Mehmeti20 gusht 2022

Gjendja në pikat e kalimit kufitar në Kosovë po karakteriozohet me pritje të gjata, sidomos në Merdare.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, pritjet për të hyrë në Kosovë, në Merdare janë 5-10 minuta, ndërsa pritjet për të dalë janë deri në 6 orë. Në këtë pikë të kalimit kufitar, kolona në hyrje nuk ka, ndërsa në dalje, kolona është deri në 1500 metra, shkruan rtv21.tv
Ndërkaq, në pikën e kalimit kufitar Dheu i Bardhë, pritjet për të hyrë në Kosovë janë 15-20 minuta, ndërsa pritjet në dalje janë 30-40 minuta. Në këtë pikë të kalimit kufitar, kolona në hyrje është 50 metra, ndërsa në dalje është 80 metra.
Ndërkohë, në pikëkalimet e tjera kufitare pritjet në hyrje dhe dalje janë më të shkurta, krahasuar me pritjet në Merdare dhe te Dheu i Bardhë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →