Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Deputetët belgë në NATO shprehin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës

nga R14 korrik 2023
Deputetët belgë në NATO shprehin mbështetje për anëtarësimin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti priti në takim një delegacionin përfaqësues të Parlamentit Federal të Belgjikës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, të kryesuar nga deputeti Theo Francken.

Temat që u diskutuan në këtë takim ishin prezenca e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Asamblenë e NATOs-s, bashkëpunimi bilateral ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Belgjikës dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, sipas njoftimit nga kryeministria.

“Deputetët belg konfirmuan mbështetjen e Belgjikës ndaj Kosovës sidomos në proceset integruese në mekanizmat e BE-së dhe NATO-s”, thuhet në komunikatë.

“Kurti falënderoi delegacionin belg për vizitën dhe mbështetjen e tyre dhënë Kosovës dhe të shtetit belg që në vazhdimësi ka përkrahur vendin dhe shtetin tonë në gjitha fazat e shtetndërtimin dhe zhvillimit. Ai i njoftoi ata me punën e institucioneve, arritjet e qeverisjes, përparimin demokratik, ekonomik dhe në sundim të ligjit, si dhe vëmendjen që qeveria i ka dhënë fushës së mbrojtjes dhe mekanizmave të sigurisë përmes ndarjeve buxhetore në dy vitet e fundit”.

Në takim gjithashtu u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, veçanërisht në katër komunat në veri dhe për dakordimin e arritur në fillim të kësaj javë për hapat drejt depërshkallëzimit të plotë të situatës atje. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →