Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Dalin në shitje biletat për ndeshjen Islandë – Kosovë

nga Venera Grabanica13 mars 2025
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Islandë – Kosovë

Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e kthimit të “play-off”-it të Ligës së Kombeve, ndërmjet Islandës dhe Kosovës, e cila zhvillohet më 23 mars në “Estadio Nueva Condomina” në Murcia të Spanjës, kjo u bë e ditur nga Federata e Futbollit e Kosovës.

“Tifozët dardanë që dëshirojnë të ndjekin nga afër këtë përballje, duhet të blejnë biletat vetëm në sektorët e caktuar nga Federata e Futbollit e Islandës (sektorët 3 dhe 4), derisa çmimi është 30 euro.FFK fton të gjithë tifozët e Kosovës, të cilët kanë mundësi që të jenë pjesë e kësaj ndeshje dhe të mbështesin ekipin dardan drejt objektivit për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve”, thuhet në njoftimin e kësaj federate.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →