Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Çmimet e banesave pritet të rriten sërish

nga Venera Grabanica10 janar 2024
Çmimet e banesave pritet të rriten sërish

Në valën e ngritjes së çmimeve hyjnë edhe banesat. Sipas agjencive për patundshmëri kjo pritet të përcillet edhe gjatë këtij viti. Por, të njëjtin mendim nuk e ndan edhe Shoqata e Ndërtimtarëve të Kosovës. Sipas tyre, deri më tani nuk ka ndonjë indikator që mund të ndikojë në rritjen e çmimeve.

Pronari i një agjencie për patundshmëri në vend, thotë se çmimet e banesave janë duke u shtrenjtuar çdo vit, dhe se ky trend i ngritjeve të çmimeve do ta përcjellë edhe këtë vit ku sipas tij, po ndikojnë faktorë të ndryshëm..

“…Prej pandemisë dhe pasluftës në Ukrainë, çmimet janë rrit në mënyrë drastike. Shembull rreth vitit 2013 në Fushë Kosovë ka qenë çmimi rreth 450 euro për metër katror, në 2020 kanë filluar të rriten mbi 500 euro, pastaj lufta në Ukrainë i ka quar çmimet në 600 euro, ndërsa sivjet ka shkuar çmimi në 700 euro deri në 800 euro për metër katror në Fushë Kosovë. Kjo për shkak se çmimet janë rritur në çdo sferë të jetës, por edhe për shkak të punëtorëve. Nëse një punëtor më herët ka marrë 600 euro rrogë, sot e merr 800 deri në 1 mijë në ndërtim, po ashtu edhe materialet ndërtimore të gjitha… (Çmimet) janë duke u rritur dhe do të rriten ende. Mendoj se në vitin 2024 nuk do të ketë nën 800 euro metër katror, ndoshta shkon edhe më shumë, për shkak se trendi është në rritje, edhe në Prishtinë janë rrit shumë”, tha Avdyli.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Faton Hoxha nuk e ndan të njëjtin mendim. Ai thotë se rritje të çmimeve nuk ka pasur.

“Rritja e madhe ka ndodhë në vitin 2022 për shkak të rrethanave botërore, jo tek ne, vitin 2023 nuk ka ndonjë indikacion të rritjes së mëtutjeshme, aty-aty janë çmimet nëpër lagje të ndryshme.…Te ne nuk e determinon çmimin e banesës, vetëm çmimi materialeve, mirëpo kostoja e tokës që është në rritje në vazhdimësi dhe normalisht krahu i punës në dy vitet e fundit është rrit dhe po shkon duke u rritur, sidomos me këtë friken tash se do të migrojnë gjithë”, tha Hoxha.

Qytetarët thonë se çmimet e banesave dhe qiraja në krahasim me pagat janë të larta.

Sipas raportit të Bankës Qendrore të Kosovës për tre mujorin e dytë 2023 sektori i patundshmërisë mbulon 60.0 për qind të Investimeve të Huaja Direkte./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →