Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

​Ceferin: Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi për Euro U21 tregon që futbolli nuk ka kufij

nga Venera Grabanica3 prill 2025
​Ceferin: Bashkëpunimi Shqipëri-Serbi për Euro U21 tregon që futbolli nuk ka kufij

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin ka lavdëruar bashkëpunimin ndërmjet dy federatave të futbollit, asaj të Shqipërisë dhe të Serbisë për organizimin e Kampionatit Evropian për grupmoshat U21 duke thënë se është shembulli më i qartë se futbollit është sport i cili nuk njeh kufij.

“Ne e shikojmë një turne si EURO U21, i organizuar bashkërisht nga Shqipëria dhe Serbia, si një shembull i shkëlqyer për të na kujtuar se nuk ka kufij të vërtetë në futbollin evropian”, ka thënë Ceferin në Kongresin e UEFA-s që po zhvillohet në Beograd.

Ai ka shtuar se futbolli është sport i cili flet një gjuhë universale dhe shkon përtej kufijve, përcjellë KosovaPress.

“Futbolli është më shumë se një sport: ai është një pasqyrë dhe një model i shoqërisë. Ai flet një gjuhë universale që shkon përtej kufijve, bashkon komunitetet dhe frymëzon ëndrrat.”

Kampionati Evropian i futbollit për grupmoshat U21 do të zhvillohet në vitin 2027.

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →