🇽🇰 Kosova
“Çdo fshat me ujë, kanalizim e shkollë” , Tërnava premton transformim total të Fushë Kosovës
nga Venera Grabanica16 shtator 2025
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Fushë Kosovës, Rahim Tërnava, ka prezantuar programin e tij në emisionin “Debati Zgjedhor” në RTV21. Tërnava premtoi një transformim të plotë të fshatrave, duke u zotuar se brenda katër viteve, nuk do të mbetet asnjë shtëpi pa ujë të pijshëm, kanalizim, ndriçim, çerdhe dhe shkollë.
Ai po ashtu paralajmëroi investime në gjelbërim, duke premtuar mbjelljen e 50 mijë pemëve në qytet.
“Brenda katër viteve nuk do të ketë asnjë shtëpi në fshatrat e Fushë Kosovës që nuk do të ketë ujë, kanalizim, ndriçim, çerdhe. Nuk do të ketë fshat pa shkollë.Do të investojmë në gjelbërim – do të mbjellim 50 mijë pemë në qytet,” tha Tërnava./21Media











