🇽🇰 Kosova
Cakolli: Ka instruksione të dyfishta, KQZ të tregojë se a mund qytetarët të votojnë me dokumente me afat të skaduar
nga B G11 dhjetor 2025
Eugen Cakolli nga KDI, ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të tregojë se a mund qytetarët të votojnë me dokumente të skaduara.
Sipas Cakollit, në secilin proces zgjedhor ka instruksione të dyfishta – diku duke lejuar, e diku duke pamundësuar votimin me këso dokumente.
“KQZ-ja është mirë të tregojë (qartazi) se a do të lejohen të votojnë ata votues që dokumente me afat të skaduar. Sepse, në secilin proces zgjedhor ka instruksione të dyfishta – diku duke lejuar, e diku duke pamundësuar votimin me këso dokumente”, ka thënë ai.
Reagimi i Cakollit erdhi pasi KQZ sot ka njoftuar se për të votuar në zgjedhje duhet të kesh letërnjoftim, pasaportë apo patent shofer – me njërin prej këtyre./21Media











