(Lajm i përditësuar)
Bugaçku: Dimal Basha shkeli Kushtetutën që ditën e parë
Vullnet Bugaçku, hulumtues i Institutit Demokratik të Kosovës, ë ”Click” të RV21 ka deklaruar se Dimal Basha ka shkelur Kushtetutën e Kosovës që në ditën e parë kur u ul në postin e kryetarit të Kuvendit.
Sipas Bugaçkut, kjo shkelje ishte e qëllimshme.
”Në mënyrë të qëllimshme që në ditën e parë që është ulur në vendin e kryetarit, Dimal Basha si ka filluar proeceduren e zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit ka shkelur Kushtetutën”, tha Bugaçku.
Letra e Osmanit për Kushtetuesen, Bugaçku: Osmani synon praktikat e vitit 2001
Hulumtuesi i Institutit Demokratik të Kosovës (IKD), Vullnet Bugaçku, në “Click” të RTV21ka komentuar letrën me komente të presidentes Vjosa Osmani drejtuar kushtetueses lidhur me punën e Kuvendit.
“Në këto komente nuk shoh që presidentja ju ka referuar praktikës parlamentare, siç ju ka referuar Gjykata nga viti 2008 e tutje. Osmani po na thotë të referohemi praktikës nga viti 2001 deri në vitin 2008 si arsye që askush nuk mundet me bllokuar Kuvendin,” tha Bugaçku./21Media











