Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

nga Gentrita Xhemajli5 maj 2025
Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se Brunei ka hequr vizat për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Osmani përmes një postimi në rrjetin social Facebook u shpreh se kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë.

“Brunei heq vizat për qytetarët e Kosovës! Sot, së bashku me Sulltanin e Bruneit, Haji Hassanal Bolkiah nënshkruam marrëveshjen për heqjen vizave ndërmjet Kosovës dhe Bruneit, një hap domethënës drejt afrimit dhe bashkëpunimit më të ngushtë ndërmjet dy shteteve tona. Kjo marrëveshje nuk është vetëm lehtësim teknik, por një urë miqësie e ndërtuar mbi respektin dhe mirëbesimin e ndërsjellë”, ka shkruar Osmani. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →