Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Ambasadat e SHBA-së në Kosovë e Serbi: Serbët të heqin menjëherë barrikadat

nga Venera Grabanica11 dhjetor 2022
​Ambasadat e SHBA-së në Kosovë e Serbi: Serbët të heqin menjëherë barrikadat

(Lajm i përditësuar)
Britania kërkon heqjen e barikadave, ka kërkesa për Kosovën e Serbinë
Pas reagimit të ambasadave të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë dhe Beograd, ka reaguar edhe ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe Serbi.
Në reagimin e këtyre ambasadave thuhet se një arrestim nuk është justifikim për bllokimin e rrugëve, duke kërkuar urgjent heqjen e barrikadave.
“Ne presim që të gjitha pengesat ilegale të hiqen dhe t’i jepet fund kërcënimeve, dhunës dhe frikësimit. Ne vlerësojmë dhe mbështesim plotësisht Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) në punën e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe kontributin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në mbështetjen e autoriteteve kosovare për sundimin e ligjit. Ne i dënojmë fuqishëm dhe i cilësojmë si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare”.
​Ambasadat e SHBA-së në Kosovë e Serbi: Serbët të heqin menjëherë barrikadat
Ambasadat e SHBA-së në Prishtinë dhe Beograd kanë dalur me një deklaratë të përbashkët në lidhje me zhvillimet e fundit në veri, pas sulmeve ndaj Policisë së Kosovës dhe EULEX-it nga grupet kriminale serbe.
Në deklaratë u bëhet thirrje serbëve që të heqin barrikadat dhe t’i jepet fund kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit.
Aty, po ashtu, shprehet mbështetje për misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe për misionin evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
”Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare. I bëjmë thirrje të gjithëve që të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës dhe të përmbahen nga aktet provokuese. Ne i nxisim palët të punojnë në kuadër të Dialogut të lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështjet shqetësuese”, thuhet në reagimin e ​Ambasadave./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →