Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Britania e madhe thotë se Rusia është e përqendruar në juglindje

nga Xh.D3 prill 2022

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka publikuar të dhëna të reja rreth konfliktit në Ukrainë.
Sipas inteligjencës së saj ushtarake, Britania e Madhe ka vëzhguar përqendrimin e aktivitetit ajror rus në juglindjen e Ukrainës – gjë që dëshmon se është pjesë e një rifokusimi strategjik nga Moska në rajon.
Ndërsa forcat ruse mund të jenë ende të afta për zbarkim në territorin ukrainas, Britania e Madhe beson se ky do të ishte një operacion gjithnjë e më i rrezikshëm duke pasur parasysh kohën që u është dashur të përgatiten forcat ukrainase./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →