Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Brenda dy viteve përfundon autostrada Prishtinë- Mitrovicë

nga B G14 korrik 2018

Ministri Lekaj flet për autostradën Prishtinë- Mitrovicë

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj me anë të një statusi në rrjetin social “Facebook”, ka bërë me dije se projekti i autostradës “Tre Heronjtë-Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha”, do të përfundojë brenda dy viteve.

Ministri Lekaj, i ka falënderuar banorët e pronave që prekën nga kjo autostradë për mirëkuptimin e tyre që ky projekt të vazhdojë së implementuari.

“Projekti që ka nisë së zbatuari para disa ditëve nga të qenurit projekt në sirtarë të pluhrosur po behët realitet që do të transformojë Veriun e Kosovës. Me projektin e autostradës, Tre Heronjtë, “Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha” do të zgjidhim përfundimisht një nyje të mbetur të rrugëve të Vushtrrisë e Mitrovicës.

Banorët e pronave që prekën nga autostrada Prishtinë – Mitrovicë, i falënderojë për mirëkuptimin e tyre, që projekti të vazhdojë së implementuari. Me pamjet e këtij projekti ju dëshirojë të gjithëve një fundjavë të mirë!”, ka shkruar në Facebook, ministri Pal Lekaj.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →