Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

BQK: Nga janari në tetor mërgata dërgoi 1.2 miliard euro në Kosovë

nga B G27 nëntor 2023
BQK: Nga janari në tetor mërgata dërgoi 1.2 miliard euro në Kosovë

Një miliard e 200 milionë euro është vlera e dërgesave nga mërgata nga muaj janar deri në tetor të këtij viti, gjëqë sipas Bankës Qendrore të Kosovës kjo paraqet rritje prej 10.9 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.

Në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për muajin tetor 2023, të publikuara nga BQK thuhet se vlera e remitancave për muajin tetor ishte 110.5 milionë euro.

Sipas raportit, prurjet më të mëdha e këtyre dërgesave ishin nga institucionet financiare jo-bankare me pjesëmarrje prej 60.4%, pasuar nga kanalet tjera me 24.2% dhe bankat me 15.4%.
Po ashtu sipas BQK-së për sa i përket aseteve të kompanive të sigurimit, deri në muajin shtator vlera e tyre ishte 300.4 milionë euro. Ndërsa, asetet e fondeve pensionale kanë arritur vlerën e 2.60 miliardë eurove.

Në fund, BQK-ja tregon se asetet e ndërmjetësve tjerë financiar në fund të muajit tetor 2023 janë rritur për 17.6 milionë euro, krahasuar me muajin paraprak duke arritur vlerën e 496.5 milionë eurove.

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →