Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Blair reagon pasi Trump e quan atë ‘njeri të mirë’

nga Kaltrina Berila29 shtator 2025
Blair reagon pasi Trump e quan atë ‘njeri të mirë’

Ish-kryeministri britanik, Tony Blair ishte emri i vetëm i përmendur nga Donald Trump si pjesë e “Bordit të Paqes” të tij.

Ish-lideri i Partisë Laburiste ka lëshuar një deklaratë pasi Trump e quajti atë një “njeri të mirë”, shkruan Skynews.

“Presidenti Trump ka hartuar një plan të guximshëm dhe inteligjent i cili, nëse miratohet, mund t’i japë fund luftës, të sjellë lehtësim të menjëhershëm në Gaza, mundësinë për një të ardhme më të ndritur dhe më të mirë për popullin e saj, duke siguruar njëkohësisht sigurinë absolute dhe të qëndrueshme të Izraelit dhe lirimin e të gjithë pengjeve”, shkruan ai.

“Na ofron shansin më të mirë për t’i dhënë fund dy viteve lufte, mjerimi dhe vuajtjeje dhe e falënderoj Presidentin Trump për lidershipin, vendosmërinë dhe angazhimin e tij”, vijon tutje Tony Blair.

Tony Blair shton se gatishmëria e Trump për të kryesuar Bordin e Paqes për të mbikëqyrur Gazën e re është një sinjal i madh mbështetjeje dhe besimi në të ardhmen e Gazës.

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →