Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden viziton senatorin Bob Dole pas diagnostikimit me kancer

nga Kaltrina Berila21 shkurt 2021

Presidenti amerikan, Joe Biden vizitoi ish-senatorin, Bob Dole të shtunën pasdite, pasi njoftoi në fillim të javës se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri.

“Të dy kishin shërbyer në Senat së bashku dhe Dole është një “mik i ngushtë” i Presidentit”, tha Shtëpia e Bardhë.

Dole, i nominuari presidencial republikan i vitit 1996, ishte një nga republikanët që kishte thënë qartë pas zgjedhjeve të nëntorit se Biden kishte fituar, transmeton rtv21.tv.

“Zgjedhjet kanë mbaruar dhe (Joe) Biden do të jetë president në 20 Janar. Unë e di që Presidenti nuk ka pranuar dhe ai mund të mos pranojë kurrë, por ai nuk do të jetë në Shtëpinë e Bardhë në 21 Janar,” i tha Dole në mes të dhjetorit.

Dole, 97-vjeç njoftoi se ishte diagnozikuar me kancer të enjten./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →