Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden do t’i kërkojë Kinës të mos armatosë Rusinë

nga Kaltrina Berila18 mars 2022

Presidenti amerikan, Joe Biden do t’i kërkojë Kinës që të mos i sigurojë Rusisë pajisje ushtarake për luftën e saj në Ukrainë, kur ai të flasë me homologun e tij kinez, Xi Jinping me telefon më vonë sot.
Zyrtarët amerikanë kanë kritikuar Pekinin për dështimin për të denoncuar pushtimin, transmeton rtv21.tv.
Biden e quajti dje presidentin rus, Vladimir Putin “një bandit të pastër” dhe “një diktator vrasës”, i cili po zhvillonte një “luftë imorale” kundër popullit të Ukrainës, gjatë një fjalimi në një drekë për të festuar trashëgiminë irlandeze në ditën e Shën Patrikut në Capitol Hill.
Këto komente erdhën pasi Biden e etiketoi Putinin si “kriminel lufte” të mërkurën, duke sinjalizuar një përshkallëzim të rëndësishëm në retorikë.
Në përgjigje, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve se komentet e Biden ishin “absolutisht të papranueshme dhe të pafalshme”./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →