Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Biden do të ndaj 800 milionë dollarë ndihmë për sigurinë në Ukrainë

nga Kaltrina Berila16 mars 2022

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pritet të njoftojë më vonë për ndarjen e një ndihme shtesë prej 800 milionë dollarësh për sigurinë në Ukrainë.
Lëvizja vjen përpara fjalimit të sotëm të presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kongresin amerikan.
Paketa e masave pritet të përfshijë raketa antitank dhe një lëvizje për të plotësuar furnizimin e Ukrainës me raketa perëndimore anti-blinduar që trupat e Kievit kanë përdorur me efekt të madh, duke përfshirë lëshuesit Javelin dhe Stinger, transmeton rtv21.tv.
Disa media amerikane kanë raportuar gjithashtu se Shtëpia e Bardhë po konsideron t’i sigurojë ushtrisë ukrainase dronë me përdorim të vetëm të quajtur Switchblades, të cilët mund të përdoren për të synuar mjetet ushtarake dhe trupat ruse.
Administrata Biden ka rënë dakord të ndajë mbi 1 miliard dollarë për Ukrainën javën e kaluar./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →