Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

BERZH-i ofron 25 milionë euro kredi për investime në Ferronikel

nga B G15 gusht 2019

Kjo kompani pati ndërprerë prodhimin për një periudhë vitin e kaluar

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar se do të ofrojë 25 milionë euro kredi për investime në kompaninë NewCo Ferronikeli. m

“NewCo Ferronikeli Complex LLC”, një nga operatorët më të mëdhenj në fushën minerare dhe metalurgjike në Ballkan ​është blerë nga Grupi Balfin.

Samir Mane, themelues dhe pronar i kompanisë Balfin ka thënë se është krenar për të vazhduar historinë e bashkëpunimit me BERZH-in.

“Investimet që do të bëjmë te Ferronikeli do të sigurojnë se ai mbetet një prodhues konkurent i nikelit në ekonominë globale dhe vazhdon të gjenerojë vende të punës në Kosovë”, ka thënë ai.

Eric Rasmussen, drejtori i BERZH-it për Burime Nayrore ka thënë se “BERZH-i është i lumtur që do të bashkëpunojë me kompaninë Balfin për rimëkëmbje të Ferronikelit, që është i rëndësishëm për Kosovën dhe komunitetin lokal”.

Kjo kompani pati ndërprerë prodhimin për një periudhë vitin e kaluar, për shkak të problemeve financiare me të cilat është ballafaquar pronari i mëhershëm./rel

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →