Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Bërnabiq: Në Tiranë diskutuam edhe për Procesin e Berlinit

nga Venera Grabanica17 korrik 2023
Bërnabiq: Në Tiranë diskutuam edhe për Procesin e Berlinit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq ka deklaruar se në takimin informal të Tiranës kanë biseduar edhe për Procesin e Berlinit.

Pos tjerash ajo tha se është folur edhe për inicitivat në kuadër të “Ballaknit të Hapur”.

”Sapo po përfundoj vizitën time në Tiranë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Për të biseduar, kishim dy tema, njëra sigurisht që është Ballkani i Hapur, por edhe samiti i Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet nga Shqipëria në tetor të këtij viti”, tha Bërnabiq.

Tutje ajo ka shtuar se Shqipëria është tërësisht e fokusuar në atë samit, ka raportuar Tanjug.

“Për momentin Shqipëria është tërësisht e fokusuar në atë samit dhe se çfarë mund të bëjmë shtesë pas samitit të fundit që ishte në Berlin. Diskutuam edhe për iniciativat që kemi në kuadër të Ballkanit të Hapur që janë mjaft komplementare me Samitin e Procesit të Berlinit”, tha Bërnabiq.

Në këtë takim që u mbajt në Tiranë nuk ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili ndodhet në Greqi në kuadër të simpoziumin SYM.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →