Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Berisha për ngërçin politik: Unë nuk ndihem mirë në këtë situatë

nga Gentrita Xhemajli15 qershor 2025
Berisha për ngërçin politik: Unë nuk ndihem mirë në këtë situatë

Deputeti i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha, tha se situata aktuale me moskonstituim e bën të ndihet keq dhe bëri të ditur se secili mandatar që i siguron 60 vota e ka edhe votën e tij.

“Asnjëri nuk e ka menduar që do të jetë kaq gjatë, e kaq e pakuptimtë, jemi në një situatë që veç po shifet në çfarë situate është bota ndërsa ne merremi me konsitutimin e Kuvendit. Unë nuk ndihem mirë në këtë situatë që jam dhe siç duket partive të mëdha po iu konvenon. Ka dy muaj që nuk kam pasur takim me asnjë parti”, tha Berisha,

Berisha i pyetur për ndonjë takim të ri me partitë politike, ai tha se nuk pasur ndonjë takim.

“ Jo me asnjë, do të thotë ka dy muaj prej kohësh kur ne i kemi filluar diskutimet e para, më nuk ka pasur ndonjë takim edhe si duket për momentin nuk ka qëndrim, nuk ka interesim për me vazhdu”, deklaroi ai. /21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →