Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Berisha: Pa u plotësuar kërkesat nuk votojmë asnjë Qeveri

nga Venera Grabanica3 prill 2025
Berisha: Pa u plotësuar kërkesat nuk votojmë asnjë Qeveri

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane Veton Berisha pas takimit me kryeministrin në detyrë Albin Kurtin për RTV21 ka thënë se si subjekt politik janë të gatshëm për bashkëpunim me kërkesë që të realizohen kërkesat e tyre të cilat sipas tij janë të nevojshme.

Sipas Berishës Partia Liberale Egjiptiane është rikthyer pas katër viteve në kuvend përshkak të shumë padrejtësive si parti politike.

“Ne si parti parlamentare tashmë jemi rikthyer në kuvend pas katër viteve, pas shumë padrejtësive që na janë bërë si parti liberale egjiptiane edhe jemi takuar me kryeministrin, biseduam për një bashkëpunim të mundshëm në mes nesh”, tha ai.

Ai ndër të tjerash shton se për bisedime për ndonjë koalicion të mundshëm duhet të pritet një moment tjetër.

“Ne kemi biseduar se a do të jemi në kuvend, ditën kur mbahet seanca konsiduive. Ndërsa për pjesën tjetër të një vendimi qeveritarë sigurisht se ne e presim një moment tjetër kur të jemi të gatshëm, në parim jemi të gatshëm për bashkëpunim sigurisht se kemi pwr ti pasur kërkesat tona të cilat janë të nevojshme”, deklaron Berisha. /21Media

Për më shumë informacione ndiqeni videon e plotë më poshtë:

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →