Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaShowbiz
Showbiz

Bella Hadid do të fejohet?

nga Xh.D20 korrik 2022

Modelja e njohur, Bella Hadid së shpejti do të fejohet.
Të paktën kështu kanë bërë të ditur burime pranë çiftit të ëmbël, Bella dhe Marc Kalman.
Sipas burimit, Marc po planifikon t’i propozojë modeles këtë vit.
“Bella dhe Marc janë shumë të lumtur së bashku. Marrëdhënia e tyre po shkon shumë mirë dhe gjërat janë serioze. Ata kanë qenë së bashku për një kohë dhe janë vërtet të dashuruar. Marc po planifikon t’i propozojë Bella-s në vjeshtë. Ata kanë folur për fejesë e dasmë në Kaliforni”, ka thënë burimi.
Hadid dhe Kalman konfirmuar lidhjen e tyre në korrik të vitit 2021, megjithëse ata filluan takimet shumë më herët.
Që atëherë ata janë parë dorë për dorë në takime të thjeshta anembanë botës.
Të dy morën pjesë në ditëlindjen e 27-të të Gigi Hadid në Neë York së bashku me familjen e modeleve.
Bella e bëri publike lidhjen me Marc përmes një fotografie në Instagram, por ata preferojnë ta mbajnë sa më private./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →