🇽🇰 Kosova
Bedri Hamza mbledh për herë të parë Kryesinë e PDK-së si kryetar
nga Venera Grabanica21 nëntor 2025
Kryetari i ri i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka mbledhur sot për herë të parë Kryesinë e PDK-së, ku ka njoftuar se ka nisur procesi i riorganizimit të partisë në prag të zgjedhjeve të ardhshme.
Hamza theksoi se PDK është e vendosur t’i rikthejë vendit “normalitetin, stabilitetin dhe besimin në institucionet”.
“PDK është e vendosur t’ia rikthejë Kosovës normalitetin, stabilitetin dhe besimin te institucionet”, shkroi ai, duke shtuar se procesi i riorganizimit tashmë ka nisur.











