Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e cilësoi mbylljen e objekteve të Postës së Serbisë në veri si një shembull të hapave të njëanshëm dhe të pakoordinuar të autoriteteve në Prishtinë dhe tha se në të kaluarën është parë rezultati i tyre. Ai tha se Kosova dhe Serbia kanë arritur në vitin 2013 një marrëveshje për telekomunikacionin sipas së cilës shërbimet postare do të diskutohen në një fazë të mëvonshme, në kuadër të procesit të dialogut. Deklarata e BE-së pason aksionin e Policisë së Kosovës në pjesën veriore me ç’rast mbylli nëntë qendra të Postës së Serbisë, pas njoftimeve sç tha të institucioneve të vendit për operim të paligjshëm të operatorëve ekonomikë serb. Stani tha se Kosova ka telashe me rrugën e saj evropiane.
. Fakti se BE-ja ka vendosur masa ndaj Kosovës, vitin e kaluar, është reflektim i hapave që çuan në përshkallëzim. Tani po shohim më shumë hapa të njëanshëm, më shumë veprime të pakoordinuara, kjo nuk ka të bëjë me shtendosje por çon drejt përshkallëzimeve të mëtejme. Kjo duhet të kuptohet qartë nga ata që marrin vendime në Prishtinë”, tha Stano.
Mbyllja e objeketeve të Postës së Serbisë në veri, ngjalli reagime të pranisë ndërkombëtare në Kosovë. Ambasada e SHBA-së në Prishitnë dhe ambasadori i Gjermanisë thanë se minojnë reputacionn e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare. Ambasada amerikane tha se vperimet e tilla vendosin në rrezik shtetasit e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it. Ish-zëvendësministri i punëve të brendshme Valdet Hoxha për RTV21 tha se qeveria duhet ta ketë të qartë se askush nuk i konteston të drejtat ligjore të Kosovës për të reaguar në atë pjesë të vendit por që fokusi duhet të jetë tek koordinimi me partnerët ndërkombëtar
“këtu duhet të jetë fokusi edhe qeveria edhe mekanizmat kompetent të jenë të kujdesshëm sepse askush nuk po e konteston të drejtën ligjore, por duhet kuptuar që situata e sigurisë është e veshur me petkun diplomatik dhe gjendjen gjeopolitike prandaj theksi duhet të vihet te koordinimi sepse një vend është sovran aq sa ka partner për krah”, tha Hoxha.
Eksperti i çështjeve të sigurisë Burim Ramadani tha se veprimet e njëanshme dhe përplasjet me bashkësinë ndërkombëtare nuk i bëjnë nderë Kosovës
“ Qeveria e Kosovës mundet aty për aty të përfitoj ndonjë poen politik por që nuk i bënë nderë Kosovës pasi që po e humb besueshmërinë dhe pozitën e saj në sy të ndërkombëtarëve, veçanërisht me NATON:::::::::::::::”, tha Ramadani.
Gjendja në veri ndërkaq u cilësua e qetë pas veprimti të policisë së Kosovës ditën e hënë, por zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, tha se megjithatë ajo është e brishtë.
“ Këto aktivitete kanë qenë ilegale dhe është dashtë me reagu e rëndësishme është që reagimi të bëhet lehte dhe sa më qetë. Situatën e sigurisë në veri e cenojnë strukturat paralele dhe strukturat ilegale ato kërcënojnë veriun e vendit sepse ne nuk mund të qëndrojmë të qetë përderisa ato kryejnë aktivitetet e veta dhe përderisa këto struktura paralele janë këtu ne kemi probleme. Struktura paralele i quaj edhe shërbimin shëndetësor dhe atë arsimor të cilat do të jenë problem për neve deri sa të jenë nën menaxhimin tonë” , tha Elshani.
Mbyllja e objekteve të Postës së Serbisë u vlerësua nga autoritetet serbe si shkelje e marrëveshjeve të Brukselit dhe zyrtarët serbë akuzuan Prishtinën zyrtare për nxitje të konfliktit. Posta e Serbisë në Kosovë kryen pagesa të ndryshme për serbët në Kosovë, prej fondeve që ndan Qeveria serbe për ta, përfshirë: pagat, shtesat për fëmijë dhe pensionet./RTV21/21Media











