Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

BE ndihmon Kosovën me 68 milionë euro

nga RTV2127 mars 2020

BE ndihmë Kosovës për të sanuar dëmet nga koronavirusi

68 milionë euro pritet të jetë ndihma ekonomike që Bashkimi Evropian do t’i ofroj Kosovës, për të sanuar dëmet nga koronavirusi. Kështu thotë ambasadorja evropiane në Prishtinë Natalya Apostolova, përmes një postimi në Twitter.

“€5M ridestinohen për luftën ndaj Coronavirus, €50M që të lehtësohet impakti socio-ekonomik, €13M për të ndihmuar buxhetin e Kosovës”, ka shkruar Apostolova, trasmeton 21Media.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dje ka pranuar një letër nga Olivér Várhelyi, komisionar i BE-së për Zgjerim, në të cilën thuhet se BE qëndron pranë vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor në gjetjen e mënyrave për t’iu ndihmuar në adresimin e shpërhapjes së pandemisë, sikurse edhe me pasojat e saj. Në letër u përmend edhe ndihma që do t’i ofrojë BE-ja Kosovës./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →