Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Bayern Munich kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

nga B.K8 mars 2023
Bayern Munich kalon në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Bayern Munich e ka fituar edhe ndeshjen e dytë ndaj Paris-Saint-Germain në “Allianz Arena” me rezultat 2-0 duke e siguruar kështu kalimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Gjiganti bavarez hyri në këtë sfidë me avantazhin e një goli pas fitores me rezultat 1-0 në ndeshjen e zhvilluar në Francë dhe i gjithë presioni ishte mbi skuadrën mysafire e cila nuk ia doli ta përmbyste rezultatin.
Pas pjesës së parë pa gola, vendasit arritën të shënonin dy herë në pjesën e dytë përmes Choupo Moting në minutën e 61’ dhe Sergio Gnabryt në të 90-tën.
Kështu Bayerni i bashkohet Chelseat dhe Benfikës në çerekfinale, kurse PSG eliminohet përkundër se ka në përbërje të skuadrës yje të mëdha si Lionel Messi e Kylian Mbappe.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →