Basha thotë se do të dorëzojë në Kuvend një amandament që kërkon 50 milionë euro ndihmë ushtarake për Kosovën
Partia Demokratike do të depozitojë një amemdament në Kuvendin e Shqipërisë ku do të kërkojë që një pjesë e buxhetit ttë përdoret për të ndihmuar ushtarakisht Kosovën. Kështu njoftoi në një konferencë për media Kryetari i këtij subjekti politik, Lulzim Basha
“Ditën e hënë, PD do të depozitojë në Kuvend një amendament të buxhetit që u kalua për 4 minuta, nga i cili do të kërkojë ndarjen, rialokimin e 50 milionë eurove ndihmë ushtarake për Kosovën. Ekspertët kanë hartuar një amendament të plotë dhe është plotësisht e mundshme dhe e arsyeshme, pa cenuar asnjeë interes tjetër që ky amendament të adoptohet nga Kuvendi i Shqipërisë dhe Shqipëria të vendosë një rregull që kam bindjen se do të jetë i përvitshëm, përt ë ndihmuar ushtarakisht Kosovën.”, tha Bashka
Më tej ai tha se me këtë hap Shqipëria do të tregonte një vetëdije të re sa i takon kushtit të zhvillimeve në Ballkan, të kërcënimit që ato përbëjnë për paqen dhe sigurinë.
Patriotizëm nuk do të thotë të këndosh himnin. Patriotizëm do të thotë të jesh i gatshëm të kontribuosh në mbrojtjen kombëtare dhe në mbrojtjen e Kosovës”, u shpreh Basha./21Media










